KRYEFAQJA » LAJME » Loeb, fiton etapën e pestë në Dakar 2019

Loeb, fiton etapën e pestë në Dakar 2019

Etapa e pestë e Dakar 2019, ishte Arekipa-Tacna, 197 km ndërlidhje e ndjekur nga 517 km garë. Ekipet bënë një garë të fortë duke arrritur të ngushtojnë difeenct midis tyre. Ndërsa Sébastien Loeb bëri një garë mbresëlënëse ndaj Nasser Al-Attiyah në kategorinë e makinave. Loeb ka kryesuar gjithë kohës duke fituar dhe duke e lënë 10 minuta pas, kryesuesin e renditjes së përgjithshme Nasser Al-Attiyah. Vendin e tretë e të katërt e zunë përkatësisht Nani Roma dhe Stéphane Peterhansel. Loeb u rikthye te fitorja pas një dite katastrofike duke shpresuar ende në realizimin e ëndrrës. “Ishte një ditë shumë e mirë për mua. Ne kemi bërë një garë të mirë nga fillimi deri në fund, pa gabime. Libri udhëzues i rrugëve ishte i saktë sot, kështu që nuk bëmë asnjë gabim dhe ishte mirë “. Peterhansel humbi më shumë se pesë minuta, duke e çuar në 24 minuta diferencën me Al-Attiyah në renditjen e përgjithshme.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com