KRYEFAQJA » LAJME » Lobimi i PD në SHBA, Balla informon deputetët e PS

Lobimi i PD në SHBA, Balla informon deputetët e PS

Gjithë historitë dhe detajet që kanë gjeneruar gjatë një jave, pas publikimit të investigimit të revistës “Mother jones”, mbi lobimin për PD-në në USA, u përmblodhën të hënën në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Kreu i grupit, Taulant Balla spjegoi për deputetët e mazhorancës, historinë që ka përfshirë opozitën, duke hedhur dyshime mbi burimet e financimit të protestës së saj. “Misteri i për për këtë çështje është se si ka mundësi që PD ka paguar 500 mijë dollarë” tha zoti Balla. Sipas tij ky është një rast tepër i rëndë që nuk ka ndodhur asnjëherë gjithë këto vite në Shqipëri. “Uroj që të gjitha këto dyshime të mos jenë të vërteta” shtoi ai jo pa ironi, ndërsa tha se drejtësia duhet të bëjë punën e saj.
Prej disa ditësh Partia Socialiste ka denocuar dite pas dite që pas publikimit të investigimit të medias amerikane, lobimin e Partisë Demokratike në SHBA.

Sicred