KRYEFAQJA » LAJME » Lleshaj: Protesta e dhunshme, organizatorët do të përballen me ligjin!

Lleshaj: Protesta e dhunshme, organizatorët do të përballen me ligjin!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka lëshuar deklarata të forta gjatë prononcimit të tij para mediave pas protestës së opozitës. Ai tha se protesta e djeshme u zhvendos në mënyrë tinëzare nga kryeministria tek parlamenti, dhe se organizatorët kishin hartuar plan sulmi ndaj institucioneve të vendit. Lleshaj tha se u përdor një arsenal lëndësh shpërthyese të ndaluara e të rrezikshme nga të cilat u shkaktuan dëme të mëdha.
Për protestën reagoi edhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Në një dalje për mediat Gjonaj kërkoi reagim të menjëhershëm ndaj nxitësve të dhunës. Ministrja e Drejtësisë shprehu shqetësimin se protestat cënojnë edhe imazhin e Shqipërisë veçanërisht në një moment të tillë kur vendi pret një përgjigje për çeljen e negociatave për antarësimin në Bashkimin Europian.

Sicred