KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Llava godet një barkë turistësh në Havai
Llava godet një barkë turistësh në Havai

Llava godet një barkë turistësh në Havai

Një bombë llave ka goditur një barkë turistësh në Havai, duke plagosur 23 persona. Shpërthimi bëri që çatia e mjetit lundrues të goditej nga shkëmbinjtë dhe mbeturinat. Një nga pasagjerët ka thyer këmbën, ndërsa të tjerët kanë pësuar djegje. Autoritetet e shtetit amerikan po hetojnë rastin. Llava erdhi nga vullkani Kilauea, i cili u aktivizua në muajin maj. Disa pasagjerë thanë se barka ishte jashtë zonës së sigurisë të caktuar nga roja bregdetare. Rregullat ndalojnë barkat që t’u afrohen më shumë se 300 metra rrymës së llavës që derdhet në det, megjithëse një zëdhënës i rojes bregdetare tha për agjencinë e lajmeve Rojters se operatorët me përvojë të barkave kanë marrë leje të veçanta për t’u afruar më shumë. Zyrtarët lokalë kanë paralajmëruar për rreziqet e tymit toksik, të krijuar kur shkëmbinjtë e shkrirë godasin detin dhe formojnë re të rrezikshme që përmbajnë acid klorhidric dhe grimca xhami.

Sicred