KRYEFAQJA » LAJME » LLalla: Vettingu nuk duhet të përdoret për t’u imponuar tek prokurorët
LLalla: Vettingu nuk duhet të përdoret për t'u imponuar tek prokurorët

LLalla: Vettingu nuk duhet të përdoret për t’u imponuar tek prokurorët

Ndërsa procesi i vettingut në drejtësinë shqiptare tashmë ka nisur, kryeprokurori Adriatik Llalla ka paralajmëruar se ai nuk mund të përdoret nga askush si mënyrë për t’u imponuar tek trupa e prokurorëve. Deklaratën e tij zoti Llalla e ka bërë gjatë analizës së punës së prokurorisë së Shkodrës. “Vetting-u nuk duhet të përdoret nga askush për të ndikuar në vendimmarrjet e prokurorëve. Çdo prokuror duhet të vërë në dijeni Prokurorin e Përgjithshëm mbi rastet e procedimeve penale gjatë kësaj perdiudhe” tha zoti Llalla. Ai kërkoi më shumë punë për të vendosur para ligjit ata që abuzojnë me ligjin në funksionet e tyre shtetërore dhe kryejnë korrupsion nëpër dogana. Kryeprokurori bëri të ditur se është rritur numri i veprave penale të kultivimit të lëndëve narkotike, por zbulimi i autorëve është i ulët. Deklaratat e zotit Llalla vijnë në prag të krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një institucion i rëndësishëm në kuadrin e Reformës në Drejtësi.

Sicred