KRYEFAQJA » LAJME » Llalla nis testin profesional për vartësit

Llalla nis testin profesional për vartësit

Prokuroria e Përgjithshme përfundon në fundjavë rivlerësimi profesional për prokurorët kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”. Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e prokurorive të të gjithë niveleve për të diskutuar mbi ecurinë e proçesit të vlerësimit profesional të prokurorëve, në kuadër të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”. “Në takim, Prokurori i Përgjithshëm kërkoi dhe, më tej u ra dakord që, deri në fund të kësaj jave e konkretisht deri më datë 29 shtator, të përfundojë vlerësimi profesional në kuadër të ligjit të Vetingut për prokurorët kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si edhe për anëtarët prokurorë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi” thuhet në një njoftim të Prokurorisë së Përgjithshme. Raportet e vlerësimit paraprak profesional do të hartohen nga një komision i posaçëm, i krijuar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe do t’i vihen në dispozicion Komisionit të Vetingut.

Sicred