KRYEFAQJA » LAJME » Listat e KLP dhe KLGJ hyjnë në fuqi, Lu: Reforma në drejtësi ka hedhur një hap përpara”
Lu në Fejsbuk: Çështja Xhafaj meriton të hetohet në mënërë të pavarur!

Listat e KLP dhe KLGJ hyjnë në fuqi, Lu: Reforma në drejtësi ka hedhur një hap përpara”

Pasi maxhoranca dhe opozita nuk arritën konsensus për miratimin e KLP dhe KLGJ, listat e krijuara sipas shortit të hedhur për herë të tretë në nënkomisionin parlamentar pak ditë më parë, ka hyrë në fuqi automatikisht. Kjo u njoftua në seancën parlamentare mbrëmjen e së enjtes.
Mosarritja e konsensusit është konsideruar dështim i politikës shqiptare nga ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu. “Politikanët, në të majtë dhe në të djathtë, kanë frikë nga reforma në drejtësi” shkruajti në Fejsbuk zoti Lu. Por “Mos u përqëndroni në lajmin e keq se politikanët dështuan sërish të bashkëpunojnë në përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së” shkruan më tej ai. “Përqëndrohuni në lajmin e mirë se Kushtetuta e kishte parashikuar këtë gjë dhe sot i përzgjodhi anëtarët në mënyrë rastësore. Unë kam më shumë besim në një përzgjedhje të rastit sesa në përzgjedhjen nga politikanët. Reforma në drejtësi ka hedhur një hap përpara” shkruan në Fejsbuk ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu.

Sicred