KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lista amerikane me emrat e politikanëve dhe biznesmenëve rusë
Lista amerikane me emrat e politikanëve dhe biznesmenëve rusë

Lista amerikane me emrat e politikanëve dhe biznesmenëve rusë

Departamenti amerikan i Thesarit publikoi sot një listë të mandatuar nga kongresi me emrat e politikanëve dhe biznesmenëve rusë të cilët janë të afërt me qeverinë e Preisdentit Vladimir Putin, pasurinë e tyre si dhe marrëdhëniet me udhëheqësit e lartë të vendit të tyre. Lista me rreth 210 emra nuk parashikon sanksione të reja, megjithëse një numër i ketyre emrave janë ndërkohë subjekt i sanksioneve të mëparshme amerikane. Në listë përfshihen 114 politikanë rusë si edhe 96 “oligarkë” me pasuri me vlerë më shumë se 1 miliardë dollarë secili..Presidenti rus Putin i fundit reagoi duke theksuar se lista në fjalë ishte një akt jomoqësor që komplikonte më shumë lidhjet mes SHBAve dhe Rusisë por gjithashtu tha se nuk dëshironte që ta përshkallëzonte situatën. Në vend të kësaj, tha Putin, Rusia duhet të mendojë për veten dhe për ekononominë. Duke iu refereuar faktit se të gjithë përfaqësuesit politikë ishin futur në listë, zoti Putin, u shpreh se faktikisht në të janë vënë të 146 milionë rusët. Ai gjithashtu bëri shaka, duke thënë se ndihej i fyer se pse nuk e kishin futur dhe atë në listë. Qeverisë amerikane iu kërkua të hartonte listën, pasi Kongresi kaloi Aktin e Kundër Armiqve të Amerikës përmes vendosjes së Sanksioneve në muajin gusht të vitit të shkuar. Ligji synon të ndëshkojë Rusinë ëpr përfshirjen e saj të pretenduar në zgjedhjet presiodenciale amerikane si dhe veprimet e saj në Ukrainë.

Sicred