KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Lirohet Toma, ish drejtori i përgjithshëm i ARRSH
Lirohet ish drejtori i përgjithshëm i ARRSH

Lirohet Toma, ish drejtori i përgjithshëm i ARRSH

Gjykata e Apelit në Durrës ka liruar të enjten nga paraburgimi ish-drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve, Andi Toma. Në shkurt të këtij viti ai u akuzua nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikë për abuzim me fondet në ndërtimin e rrugës Gjinar-Elbasan. Andi Toma ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve për periudhën 2008-2013. Ai vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij duke i cilësuar si të frymëzuara politikisht. Toma u arrestua bashkë me ish drejtorin e ARRSH Dashamir Xhika, i cili vazhdon të jetë në paraburgim. Ata u akuzuan për shpërdorimin e detyrës me dëm ekonomik 5.3 miliardë lekë.

Sicred