KRYEFAQJA » LAJME » Lirohet prokurorja, PD: Është vepër e Ramës!
PD rezolutë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Lirohet prokurorja, PD: Është vepër e Ramës!

Partia Demokratike e opozitës ka reaguar për atë që e ka quajtur kapje politike të Prokurorit të Përgjithshëm nga kryeministri socialist Edi Rama. Sipas tyre, shkarkimi i drejtueses së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, dy ditë pasi i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërprerjen e mandatit për deputetin e Elbasanit, Aqif Rakipi, është hakmarrje direkte e Edi Ramës për llogari të aleatit dhe mikut të tij, Aqif Rakipi. Po sipas PD, 10 ditë pas emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm, u faktua se nuk qendronte që Prokurori i Përkohshëm nuk kishte asnjë kompetencë thelbësore për të lëvizur prokurorët apo për të ndikuar në mbylljen e dosjeve. “Me shkarkimin e prokurores Rovena Gashi si hakmarrje për Aqif Rakipin, krimi ka filluar të godasë shtetin përmes shtetit”, përfundon deklarata e Partisë Demokratike.

Sicred