KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lirohet princi saudit Miteb Bin Abdullah

Lirohet princi saudit Miteb Bin Abdullah

Princi saudit Miteb Bin Abdullah është liruar tre javë pasi u ndalua pas akuzave për korrupsion. Princi Miteb, i cili dikur konsiderohej si pretendent për fronin, u lirua pasi ra dakord t’u paguante autoriteteve të vendit të tij një shumë me vlerën e mbi 1 miliardë dollarëve. Ai është një nga më shumë se 200 politikanët dhe biznesmenët sauditë të cilët u ndaluan në datën 4 nëntor. Ndërkohë, edhe tre persona të tjerë kanë rënë dakord me autoritetet për një marrëveshje për lirimin e tyre pas pagesës së një shume të caktuar. – Po, princi Miteb u lirua këtë mëngjes, – tha për agjencinë franceze të lajmeve AFP një burim pranë qeverisë saudite. Princi Miteb, i cili është edhe kushëriri i princit të kurorës Muhamed Bin Selman dhe drejtonte Gardën Kombëtare të Arabisë Saudite, ishte personi me gjak mbretëror me influencën më të madhe politike që u ndalua gjatë operaciont të katër nëntorit. 64 vjecari, i cili është gjithashtu edhe i biri i të ndjerit Mbretit Abdullah, u shkarkua nga detyra e tij pak para ndalimit. Princa, ministra dhe biznesmenë, të cilët u arrestuan në fillim të këtij muaji bazuar mbi akuza korrupsioni, mbahen të ndaluar në një hotel luksoz.

Sicred