KRYEFAQJA » LAJME » Lirohet para kohe vrasësi i komisar Zylyftarit
Lirohet para kohe vrasësi si komisar Zylyftarit

Lirohet para kohe vrasësi i komisar Zylyftarit

Vrasësi i komisarit të policisë Arben Zylyftari në gusht të vitit 2000, është liruar nga burgu. Gjykata e Krujës ka liruar me kusht pas 17 vitesh burg Genc Tafilin. Ai ishte dënuar me 25 vjet heqje lirie pasi u cilësua fajtor për vrasjen e komisar Zylyftari gjatë një operacioni policor. Ende nuk dihen hollësitë rreth këtij vendimi, por prokuroria ka vendosur apelimin e tij. Genc  Tafili dhe vëllai i tij Admir Tafili, i cili gjendet në burg për disa vepra penale, kanë hedhur poshtë vazhdimisht akuzat.
Ngjarja vjen pikërisht në kulmin e polemikave mes maxhoracës dhe opozitës për implikim në afera korruptive dhe kriminale dhe kur komuniteti ndërkombëtar ka ngritur më fortë se kur zërin për vendimet e ngjashme të disa gjykatave, duke i konsideruar ato si të korruptuara.
Një vit më parë një gjykatë e Durrësit liroi nga burgu pra kohe Lulzim Berishën një eksponent i njohur i botës së krimit. Qeveritë në pushtet vazhdimisht gjatë ngjarjeve të tilla kanë paralajmëruar dënime të ashpra për vrasësit e punonjësve të policisë. Sipas statistikave numri i policëve të vrarë në krye të detyrës pas viteve ’90 është mbi 300 uniforma blu, mes tyre edhe zyrtarë të lartë të saj.

Sicred