KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lirohet Navalnij, udhëheqësi i opozitës ruse

Lirohet Navalnij, udhëheqësi i opozitës ruse

Udhëheqësi i opozitës ruse Aleksei Navalnij është lënë i lirë pasi u ndalua nga policia gjatë mitingut që u mbajt dje në Moskë në mbështetje të bojkotit të zgjedhjeve presidenciale të 18 marsit. Avokati i tij tha për mediat se ishte liruar, por atij do t’i duhet të paraqitet në gjykatë në një datë të mënvonshme, ku mund të përballet me akuza. Pamjet e publikuara nga mediat e huaja, treguan se kryeopozitari rus gati u tërhoq zvarrë nga policia në mometin e ndalimit. “Më kanë ndaluar” shkruajti zoti Navalnij në rrjetin social twiter. “Por kjo s’do të thotë asgjë, pasi ka shumë si ne. Dikush të më zëvendësojë” shtoi ai, duke u kërkuar mbështetësve të tij t’u bashkohen protestave të cilat u zhvilluan në një numër të madh qytetesh të vendit.
Më shumë se 180 persona u ndaluan në të gjithë vendin. Ndërkohë, mëngjesin e së dielës, policia bastisi edhe zyrat e zotit Navalnij, me pretendimin se po hetonin një kërcënim për bombë. Zoti Navalnij, i cili konsiderohej si një rival i fortë për presidentin aktual Vladimir Putin në zgjedhjet e marsit, nuk u lejua të kandidonte për shkak të një dënimi të mëparshëm penal, për të cilin ai thotë se ka qenë politikisht i motivuar. Lideri i opozitës ka udhëhequr protestat kundër zotit Putin në dimrin e viteve 2011-2012 dhe është arrestuar tre herë gjatë vitit të shkuar për organizmin e protestave kundër presidentit aktual.

Sicred