KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lirohet lideri katalanas Puidgemont
Lirohet , lideri katalanas, Puidgemont

Lirohet lideri katalanas Puidgemont

Ish lideri katalanas Karlos Puixhdemon dhe katër ish-ministra të qeverisë së Katalonjës janë liruar me kusht nga një gjykatës hetues në Belgjikë, pasi u dorëzuan dje pranë policisë belge. Hetuesi u shpreh se pesë ish-zyrtarët nuk mund të largoheshin nga vendi pa leje dhe duhet të jepnin detajet e akomodimit të tyre. Puixhdemon u largua për në Belgjikë pasi Madridi vendosi sundimin e tij të drejtpërdrejtë mbi Katalonjë pas shpalljes së pavarësisë së kësaj të fundit. Ai pati deklaruar se nuk do të kthehej në Spnajë nëse nuk i garantohej një proces i drejtë gjyqësor. Të pesë zyrtarët kërkohen në Spanjë për akuza që variojnë nga rebelimi tek keqpërdorimi I fondeve publike. Ata pritet të paraqiten para gjykatës belge brenda 15 ditësh. Belgjika duhet t’i kthejë ata në Spanjë brenda harkut kohor të gjashtëdhjetë ditëve.

Sicred