KRYEFAQJA » LAJME » Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojes

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojes

Policia e Shkodrës ka zbarkuar në plazhin e Velipojës në një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna forcërisht nga persona të ndryshëm. Aksioni u paralajmërua dy ditë më parë nga zëvendëskryeministrja Senida Mesi dhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Mbi 150 forca policie nga FNSH dhe Shqiponjat dhe shërbime të tjera të komisariatit të policisë vendore në orët e vona të së mërkurës kanë mbërritur në Velipojë duke nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike. Aksioni u drejtua nga drejtori i policisë Shkodër Vehbi Bushati. Vetëm në pak orë janë sekuestruar rreth 1 mijë shezlone nga disa parcela të ndryshme në plazhin e Velipojës. Për largimin e tyre janë përdorur 12 kamionë. Edhe pse kishin vepruar në kundërshtim me ligjin, disa prej pronarëve që shfrytëzonin hapësirat publike në fillim kanë kundërshtuar aksionin dhe kanë debatuar me policinë, por më pas ka vijuar normalisht puna dhe policia ka mundësuar lirimin e hapësirave publike të zëna forcërisht. Kjo është hera e parë që të gjitha institucionet bashkërendojnë punën për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Velipojës.

Sicred