KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Liria e shprehjes Online” në vemendje të parlamentit

“Liria e shprehjes Online” në vemendje të parlamentit

Pjesë e projektit të BE “Liria e shprehjes On Line” u rikthye sërisht në qendër të diskutimeve mes organzatat e mediave dhe ligjvënësve.Rritja e numrit të portaleve dhe mediave online në Shqipëri, si dhe në botë, ka sjellë një rritje të dukshme e të përhapur të përmbajtjes fyese dhe ilegale në internet dhe siç tha zëvendëskryetarja e parlamentit Vasilika Hysi ka nevojë për rregullim. “Ne nuk mundemi të stepemi dhe të bëjmë hapa pas siç bëmë dy vite më parë me nismën e zonjës Bregu” tha deputetja socialiste. Sipas saj “ka projektligje me raportin e lirisë së shprehjes ose çështjet e pakicave siçishte rasti i fundit i ligjit të pakicave ku ne u sulmuam në bllok për disa të drejta që u parashikuam pakicave kombëtare, ndaj ky raport vazhdon të jetë delikat”. Përforcimi i ekspretizës gjyqësore mbi lirinë e shprehjes në medias në Europën Juglindore është pjesë e projektit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian (JUFREX) është projekt i KE dhe BE dhe ka për qëllim hapjen e dikutimit mbi konsideratat ligjore të mediave on line dhe balancimit të dyfishtë të lirisë së shprehjes dhe të drejtave të privacisë.

Sicred