KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lionel Mesi me shokë mbeten në botëror, Kroacia nuk e toleron Islandën
Lionel Mesi me shokë mbeten në botëror, Kroacia nuk e toleron Islandën

Lionel Mesi me shokë mbeten në botëror, Kroacia nuk e toleron Islandën

Pas grupit C, edhe grupi D i “Rusi 2018” ka dhënë të martën verdiktet e tij duke kualifikuar për më tej Kroacinë si të parën e grupit dhe Argjentinën, e cila ka arritur një fitore në fund ndaj Nigerisë. Kësisoj, afrikanët dhe Islanda e mbyllën këtu rrugëtimin e tyre në këtë Botëror.
Por nuk ka qenë një mbrëmje e lehtë për kjo për gjiganden e futbollit amerikanolatin dhe atij botëror, pasi Argjentina ka vuajtur deri në fund në një ndeshje të hapur dhe të luftuar fort, ku gjithçka u zgjidh vetëm 4 minuta para fundit të kohës së rregullt. Argjentinasit do të kalojnë të parët në epërsi pas 14 minutash lojë, me anë të Lionel Mesit. Futbollisti i Barcelonës është pranë dyfishimit të epërsisë nga një goditje e lirë, por një reagim i shkëlqyer i portierit nigerian, 19-vjeçarit Uzoho që ka spikatur në këtë botëror, i mohon golin e dytë 5 herë fituesit të “Topit të Artë”.
Pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë minimale të amerikanolatinëve, por 8 minuta e para të së dytës do të rikthejnë barazinë në rezultat, pasi Nigeria do të fitojë dhe do të shndërrojë në gol një 11-metërsh me anë të Viktor Mozesit. 
Gjysmëora e mbetur e takimit do të shohë një lojë të hapur, me nigerianët që shkojnë dëm raste më të shumta dhe të pastra sesa argjentinasit, por që ndëshkohen 4 minuta para fundit, kur Roho shënon golin e dytë të amerikanolatinëve.  Argjentina e mbron fitoren 2-1 dhe kualifik1ohet për më tej si e dyta e grupit.
Ndërkaq, në takimin tjetër të grupit, Kroacia nuk ka toleruar ndaj Islandës, duke fituar me rezultatin 2-1 dhe siguruar vendin e parë në grup, me pikë të plota, 9. Përtej këmbënguljes dhe rasteve të shumta për shënim të islandezëve, pjesa e parë e kësaj ndeshjeje është mbyllur me rrjeta të paprekura. Ndërsa pjesa e dytë do të sjellë golin e parë të kroatëve, me autor Milan Badeljin.  Megjithatë, Islanda do të luftojë dhe do të arrijë t’i barazojë shifrat 14 minuta para fundit, me një 11-metërsh të saktë të Gylfi Sigurdsonit.  Por Kroacia nuk lëshon, duke gjetur madje edhe golin e fitores në fund me Perisiçin. 
Kështu, Botërori ka njohur të martën në mbrëmje edhe dy çiftet e dyta të 16-shes, pasi Kroacia do të përballet me Danimarkën, ndërsa Franca me Argjentinën.
Sicred