KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Linja energjitike Shqipëri – Maqedoni, drejt miratimit kredia e dytë
Zhbllokohet fondi për të blerë energji

Linja energjitike Shqipëri – Maqedoni, drejt miratimit kredia e dytë

Në parlamentin shqiptar Komisioni i Ekonomisë ka miratuar marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Gjermanisë për financimin e linjës energjitike të ndërlidhjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Sipas marrëveshjes qeveria e Gjermanisë i jep mundësi palës shqiptare të marrë një hua me kushte të favorshme nga banka KFW, me vlerë deri në 20 milion euro. Kjo është marrëveshja e dytë e huasë që merret për këtë projekt, pas huasë së parë në vlerë 30 milionë euro. Projekti në total parashikohet të kushtojnë 70 milion euro. Krahas këtyre dy huave nga KFW, qeveria shqiptare do të mbështesë projektin me 5 milion euro, ndërsa pjesa e mbetur do të mbështetet nga fondet e Bashkimit Europian. Projekti i cili parashikohet të nisë nga zbatimi këtë vit pritet të finalizohet deri në vitin 2020. Linja e ndërlidhjes energjitike Shqipëri- Maqedoni vlerësohet se përforcon lidhjet në rajonin e Ballkanit, duke krijuar kushte për shkëmbime tregtare dhe tranzitime pa kufizim të energjisë elektrike në rajon.

Sicred