KRYEFAQJA » LAJME » Linja e interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë, peng i Serbisë

Linja e interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë, peng i Serbisë

Serbia vijon të mbaje peng vënien në punë të linjes 400 kv të interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të sekretariatit të energjisë për të zgjidhur ngërçin mes dy vendeve. Në një raport zyrtar të sekretariatit të energjisë shkruhet se Serbia nuk ka reaguar as ndaj shqetësimit të qeverisë gjermane, financuese e projektit të linjes energjitike, e cila kërkon zgjidhje të çështjes. Sipas këtij raporti, qeveria gjermane i ka kërkuar sekretariatit të ndërmjetësoje negociatat mes palëve, ndërkohë që Prishtina dhe Beogradi duhet të përcaktonin dy negociatorët përkatës. Por serbia edhe pas kësaj kërkese nuk ka përcaktuar asnjë negociator, duke e lënë peng çështjen që ka më shumë se një vit e gjysmë që spo gjen zgjidhje. “Për të lehtësuar negociatat midis Serbisë dhe Kosovës për këtë mosmarrëveshje të gjatë, Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë kërkoi nga qendra për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe qendra e negociatave pranë komunitetit të energjisë që të vepronin si ndërmjetësues në mosmarrëveshje, por asnjë përgjigje nuk është marrë nga Serbia.” Më herët Shqipëria i propozoi Kosovës që ti drejtohej arbitrazhit ndërkombëtar për të ndryshuar kushtin e marrëveshjes me Serbinë që mban peng prej vënies në punë të investimit 75.5 milionë euro. Linja përfundoi në Qershor të 2016 por ende nuk ka nisur nga puna, pasi Serbia nuk njeh operatorin e transmetimit të Kosovës.

Sicred