KRYEFAQJA » LAJME » Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni, firmoset marrëveshja e financimit
Rama: Shqipëria përballon të ftohtin

Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni, firmoset marrëveshja e financimit

Kjo marrëveshje financimi nga Gjermania, në vlerën e 20 milionë eurove nga 50 mln euro të dhëna në total, i hap rrugën interkonjeksionit me Maqedoninë, projektit që përforcon lidhjet energjitike të Shqipërisë me rajonin e që pritet të nis punimet vitin e ardhshëm.

Në ceremoni nuk munguan as batutat nga ana e kryeministrit, pas kësaj përshtypje që ndau për Tiranën sekretari i shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Joachim Fuchtel.

Pas përfundimit të interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës, linja me Maqedoninë është projekti më i rëndësishëm energjetik që do të ndërtohet përgjatë tre viteve të ardhshme. Linja shtrihet në një gjurmë 55 km nga Qafthana në Elbasan dhe rreth 70 km nga Elbasani në Fier.

Sicred