KRYEFAQJA » LAJME » Linja energjitike, Kosova kërkon penalizimin e Serbisë

Linja energjitike, Kosova kërkon penalizimin e Serbisë

Sekretariati i energjisë i la afat Serbisë dhjetorin e vitit që lamë pas, për të zhbllokuar linjën e interkoneksionit mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi në të kundërt do penalizohej. Por kur ky afat është tejkaluar me plotë një muaj dhe ngërçi vijon për shkak të palës serbe, autoritetet në Kosovë i kërkojnë sekretariatit të ndërhyjë sa më shpejt në këtë çështje. Zëvendës Ministri i Ekonomisë së Kosovës, Gani Koçi, u shpreh se: “Problemi i interkoneksionit është problem tërësisht politik. Pengesat janë nga pala serbe pasi nuk pranon që Kosova të jetë e pavarur në sektorin energjitik. Ne kemi kërkuar që Serbia të penalizohet për këto pengesa” tha ai. Kërkesës zyrtare të palës kosovare sekretariati i energjisë  nuk i është përgjigjur ende. Koçi vijoi duke thënë: “ Presim përgjigje nga sekretariati. Kemi kërkuar edhe nga pala shqiptare që të bëjë presion, si anëtare e Komunitetit për Energji. Por deri më sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje.” Linja 400 kilovolt Kosovë Shqipëri përfundoi në muajin Qershor të 2016-ës, por ende nuk ka nisur nga puna, pasi Serbia nuk njeh operatorin e transmetimit të Kosovës.

Sicred