KRYEFAQJA » LAJME » Lika: Vllaznia duhet ta fitojë ndeshjen me Lushnjën

Lika: Vllaznia duhet ta fitojë ndeshjen me Lushnjën

Në pritje të ndeshjes Vllaznia-Lushnja, që luhet për llogari të javës së dhjetë të kategorisë superiore, kapiteni i kuqebluve Gilman Lika ka theksuar se këtë ndeshje duhet ta fitojnë patjetër. Ndërkohë që të dyja skuadrat mbyllin renditjen me 6 dhe 5 pikë. Lika pranon se rezultatet e deritanishme kanë sjellë një atmosferë jo të mirë në skuadrën e Vllaznisë. “Vetëm me një 3-pikësh mund ta kalojmë ngërçin psikologjik të krijuar” ka thënë Lika gjatë konferencës për shtyp. Vllaznia luan tri ndeshje radhazi në fushën e vet. Ky është një shans që skuadra shkodrane të marrë rezultate pozitive për t’u ngjitur në renditje. Për arsye dëmtimesh Pjeshka dhe Krymi mund të mos jenë në dispozicion të trajnerit Gjoka për sfidën me Lushnjen.

Sicred