KRYEFAQJA » LAJME » Lika: Vendimet jo të drejta të arbitrit ndikuan në rezultat
lika, Lika, Vendimet jo të drejta të arbitrit, ndikuan në rezultat

Lika: Vendimet jo të drejta të arbitrit ndikuan në rezultat

Luftëtari e ka me arbitrat. Pas humbjes në ndeshjen e së mërkurës me Teutën, në Gjirokastër të gjithë janë të indinjuar për Blerim Zirin, arbitrin e takimit Luftëtari-Teuta, i cili sipas tyre nuk ka bërë një gjykim të drejtë duke favorizuar skuadrën e teutës. I këtij mendimi është edhe trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika. Ndërsa për ndeshjen Lika u shpreh me keqardhje se futbollistët e tij dhanë maksimumin, kishte luftë sportive në fushë. Por lojtarët e tij u demoralizuan pas vendimeve jo të drejta të arbitrit Ziri. Edhe presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo ka akuzuar arbitrit Blerim Ziri për vendime jo të drejta të dhëna në ndeshje. Madje ai ka paralajmëruar FSHF se nëse do të vazhdohet kështu, Luftëtari do të prishë kampionatin.

Sicred