KRYEFAQJA » LAJME » Lihet në burg një nga autorët e vrasjes së Kejsi Hysës

Lihet në burg një nga autorët e vrasjes së Kejsi Hysës

Gjykata e Krujes me gjyqtare Ëngjellushe Tahiri dhe prokuror të çështjes Petrit Çano (Petrit Çano kryeprokuror i rrethit Kruje), vendosi arrest në burg për Hysni Ramën i ndaluar për vrasjen e Kejsi Hysës si dhe arrest në burg për Agron Tufën i cili është ende në kërkim për këtë vrasje. Hysni Rama pranoi vrasjen dhe tregoi rrethanat. Rama ka rrëfyer para trupës gjykuese së bashku me Tufën i kishin viktimes 8 mijë euro borxh, ndërsa takimi i fundit i të treve përfundoi me vrasjen e Hyses. Sipas të arrestuarit, viktima i ka ofenduar autorët e dyshuar, ndaj dhe u qëllua nga Agron Tufa, ndërsa më pas të dy e kanë varrosur pranë varrezave të fshatit Shelqet rreth 30 metra larg banesës së Hysni Ramës. Hysni Rama dhe Agron Tufa, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin me 5 korrik kanë vrarë me armë zjarri Kejsi Hysen, i cili ishte i shpallur në kërkim për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sicred