KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ligji për Teatrin, Vasili: Anulojeni! Është manipuluar!
Ligji për Teatrin, Vasili: Anulojeni! Është manipuluar!

Ligji për Teatrin, Vasili: Anulojeni! Është manipuluar!

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i kërkoi sot kreut të parlamentit Gramoz Ruçi të anulojë votimin e ligjit për Teatrin Kombëtar, pasi ai është manipuluar. Sipas zotit Vasili deputeti i LSI Vangjel Tavo, ndonëse mungonte në seancë rezulton votues. “Ky votim është nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet të deklarojë qe sot anulimin e votimit dhe përsëritjen urgjente te votimit, përndryshe ai si institucion ka rënë juridikisht, politikisht dhe moralisht” tha zoti Vasili për gazetarët. Ai kërkoi që prokurorja e përgjithshme të filloje hetimin për këtë vepër penale shumë të rëndë të manipulimit të votimit parlamentar. “Nëse prokuroria mbyll sytë edhe përpara kësaj atëhere çdo qëndrim ndaj saj është plotësisht legjitim” tha zoti Vasili.
Gjatë votimit të enjten në parlament ligji i ri për Teatrin Kombëtar mori 75 vota pro, ndërsa 61 deputetë të opozitës nuk votuan.

Sicred