KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ligji për rininë, në 2019-ën do të investohet 2.8 euro në vit për një të ri

Ligji për rininë, në 2019-ën do të investohet 2.8 euro në vit për një të ri

Ndonëse përfaqësojnë mbi 25% të popullsisë së vendit, të rinjtë në Shqipëri rezultojnë të jenë më pak të përfaqësuarit, të dëgjuarit e të mbështeturit nga qeveritë ndër vite. Raportet e organizatave kombëtare e ndërkombëtarë, evidentuan se papunësia dhe mungesa e mbështetjes ndaj të rinjve, nxit synimin për emigrim në mbi 70% të të rinjve shqiptarë. Në një përpjekje për të bërë të zënshme edhe zyrtarisht kërkesat e tyre, rrjeti kombëtar i të rinjve dorëzoi në Kuvend, pak javë më parë, edhe projekt-ligjin për rininë në Shqipëri.

Pavarësisht përpjekjeve për t’u bërë të dëgjueshëm edhe 2019-ta, duket se do të mbyllet njësoj. Sipas një analize të rrjetit kombëtarë të të rinjve, në buxhetin e këtij viti, shteti ka parashikuar të shpenzojë vetëm 2.8 euro për një të ri në vit, që e përkthyer në një shifër ditore, është vetëm 0.007 euro në ditë për një të ri.

Sicred