KRYEFAQJA » LAJME » Ligji për pronat, Sonila Qato për kompensimin

Ligji për pronat, Sonila Qato për kompensimin

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dy pika të ligjit për trajtimin dhe kompensimin e pronave, por ky vendim prek vetëm ato dosje për të cilat Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk është shprehur ende me vendim njohjeje. Drejtoresha e ATP-së, Sonila Qato, sqaron për Televizionin Shqiptar se tashmë do të rishihet skema e proçesit të njohjes së pronësisë.

“I gjithë proçesi i kompensimit të pronave, atë çfarë pronarët do të përfitojnë si kompensim financiar apo kompensim fizik nga fondi i tokës nuk cënohet nga vendimi i gjykatës kushtetuese. Ndërkohë që ajo çfarë ligji parashikonte në proçesin e njohjes së pronësisë ndryshon. Ne tani e llogarisim tokën pra i japim një vlerë tokës në momentin aktual sikurse toka ka kategorinë apo zërin kadastral sot” shpjegoi Qato.

Znj. Qato sqaron në argumentin e saj, se Kushtetuesja vlerëson se ligji në tërësi është kushtetues dhe si i tillë do të ruajë formulën dhe metodologjinë e kompensimit të pronave. Ndërkaq që edhe sipas opinionit të Venecias ligji është i qënësishëm dhe pro parimeve të mbrojtura nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Sa i takon fondit të vitit 2017, Drejtoresha e ATP-së sqaron se ai tashmë është aktiv dhe se cdo ditë priten aplikimet e qytetarëve pranë zyrave të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Sicred