KRYEFAQJA » LAJME » Ligji për minoritetet, Vasili replikon me Bushatin

Ligji për minoritetet, Vasili replikon me Bushatin

 

Pas replikave të ashpra të së enjtes, projektligji për mbrojtjen e pakicave ka hasur në kundërshtinë edhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Qëndrimi është bërë i qartë në vijimësi të punimeve të seancës parlamentare, nga kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili.
Por ministri i jashtëm Ditmir Bushati është shprehur i habitur dhe i keqardhur për faktin se sipas tij, Vasili e ka votuar këtë ligj në kohën kur drejtonte ministrinë e Drejtësisë.
Projektligji për mbrojtjen e pakicave ka hasur kundërshtinë e opozitës me arsyetimin se çështja e pakicave rregullohet nga konventa kuadër e këshillit të europës dhe ligji nuk mund të dalë mbi të.