KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ligji për Call Center, Daci: Ligji e vështirëson punën, por nuk ka arsye për mbyllje

Ligji për Call Center, Daci: Ligji e vështirëson punën, por nuk ka arsye për mbyllje

Më 1 prill fillojnë efektet e para të ligjit të miratuar në senatin italian për bizneset Call Center që operojnë në vende të ndryshme jashtë Italisë, përfshirë dhe Shqipërinë. Deri tani në Shqipëri janë mbyllur disa sipërmarrje të vogla. Sipas përfaqësuesit të një bisnesi të madh Call Center, Blenard Daci, ky ligj e vështirëson punën, por nuk ka arsye mbylljeje nëse një bisnes është i rregullt dhe i konsoliduar. “Ligji italian shton disa vështirësi përsa i përket punës, duhet ta pranojmë. Ai kërkon disa specifika, që e bëjnë profilin e punës më të vështirë, por nuk është arsye për mbyllje aktiviteti” thotë zoti Daci për RTSH. Mbyllja e disa Call Center-ave lidhet me faktin e përfundimit të kontratave, shton ai.
Me ndryshimet në ligjin italian duhet të jepet njoftim edhe për numrin e telefonave të vëna në dispozicion të publikut, por edhe përdorimin e selive në territorin e vendit për garantimin e të dhënave personale. “Specifika është vetëm fakti që ne ju bëjmë me dije faktin nga ku po e kontaktojmë klientin dhe i bëjmë me dije që klienti mund të vazhdojë me ne, apo të kontaktojë me një person në territorin e BE” spjegon zoti Daci. Në Shqipëri, numërohen rreth 847 kompani call center, me mbi 25 mijë të punësuar.

Sicred