KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ligj që dënon punë e modeleve të dobëta
Ligj që dënon punë e modeleve të dobëta

Ligj që dënon punë e modeleve të dobëta

Një ligj në Francë që dënon punën e modeleve mjaft të dobëta ka hyrë tashmë në fuqi. Modeleve do tu duhet të kenë një çertifikatë nga doktori mbi gjendjen e tyre të përgjithshme fizike, me theks të veçantë tek Indeksi i Masës Trupore, një matje e peshës në lidhje me gjatësinë. Ministri i Shëndetësisë thotë se qëllimi është të luftojnë çregullimet e ushqyerjes dhe idealet e papranueshme të bukurisë. Ndërkaq, fotot e modifikuara në mënyrë dixhitale duhet të etiketohen nga 1 tetori. Fotot ku pamja e një modele është manipuluar duhet të kenë shenjën “fotografi e përpunuar”. Versioni i mëparshëm i ligjit sugjeronte një mase trupore minimale për modelet, duke shkaktuar protesta nga të gjitha agjencitë e modës në Francë. Por versioni final, pas kthimit mbrapsht nga deputetët në 2015, i jep të drejtën doktorëve të vendosin nëse modelja është shumë e dobët, duke llogaritur peshën, moshën dhe formën e trupit. Punëdhënësit që do të thyejnë ligjin do të përballen me një gjobë 75 mijë euro, deri në 6 muaj burg. Franca nuk është vendi i parë që nxjerr ligje për modelet nënpeshë, pasi dhe Italia, Spanja dhe Izraeli e kanë bërë këtë. Anoreksia prek në Francë 30-40 mijë njerëz, 90% e të cilave janë femra.

Sicred