KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Madridit, Atletiko Madrid-Arsenal, sonte në RTSH
Liga e Madridit, Atletiko Madrid-Arsenal, sonte në RTSH

Liga e Madridit, Atletiko Madrid-Arsenal, sonte në RTSH

Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës luan sonte ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve, prej nga do të dalin dy ekipet që do të përballen në finalen e madhe të 16 majit në Lion të Francës. Në duelin e parë, Arsenali duhet të kapërcejë atë barazim 1-1 që arriti në fushën e vet përballë Atletikos së Madridit në ndeshjen e para një jave, nëse synon kualifikimin. Në duelin tjetër të mbrëmjes, gjërat janë më të thjeshta, pasi Olimpiku i Marsejës ka udhëtuar drejt Austrisë për t’u përballur me Salzburgun, duke marrë atë epërsi dygolëshe të marrë në takim e parë. Sikundër ka bërë gjatë gjithë këtij sezoni, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt sfidën më të spikatur gjysmëfinale të së enjtes, atë midis Atletikos së Madridit dhe Arsenalit. Madrilenët janë në formë të shkëlqyer dhe, sikundër dëshmuan në gjysmëfinalen e parë, ku luajtën për mëse 80 minuta me 10 lojtarë, kanë një mbrojtje mjaft të disiplinuar dhe të padepërtueshme. Por skuadra e trajnerit Diego Simeone ka dëshmuar se di edhe të shënojë, siç bëri në ndeshjen e parë në Londër. Arsenali do të mundohet t’i japë trajnerit Venger një dhuratë të fundit para largimit nga Londra, por misioni “Madrid” duket i vështirë.

Sicred