KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Kombeve, Gjermani – France mbyllet me barazim pa gola

Liga e Kombeve, Gjermani – France mbyllet me barazim pa gola

Ndeshja e të mëdhenjve të futbollit ndërkombëtar, Gjermani-Francë është mbyllur me rezultatin 0-0, e vlefshm kjo për Ligën e Kombeve. E luajtur në Alianz Arena, të mbushur plot me 75 mijë spektatorë, futbollistët e të dyja skuadrave kanë dhuruar spektakël. Trajnerët respektivë hedhin në fushë formacione me shumë pak ndryshime. Te francezët Areola megjithëse e kishte përfaqësimin e tij të parë në portë, bën një paraqitje të shkëlqyer. Sidomos në pjesën e dytë, kur Gjermania krijon më shumë raste me Rojs, Humels dhe Ginter, por Areola është në formë të shkëlqyer. Ndërsa në të parën janë francezët që venë në vështirësi Nojer, por edhe ky me pritjet e tij e le të paprekur portën. Te Franca në pjesën e dytë u shfaqën shenja lodhje gjë që e pranoi edhe Deshamp.

Po të enjten në mbrëmje janë luajtur edhe disa miqësore. Midis tyre bie në sy ajo midis Portugalisë dhe Kroacisë, nënkampione të botës. Me mungesën e kristiano Ronldos, portugezët nuk treguan asgjë në fushë, madje kanë probleme të shumta në mbrojtje. Kjo gjë ishte e dukshme sidomos në golin e realizuar nga Perisiç. Më pas është Pepe që mendon për të kthyer barazpeshën në fushë. Me rezultatin e barabartë 1-1 mbyllet miqësorja midis Portugalisë dhe Kroacisë.

Në Amsterdam Arena miqësorja midis Holandës dhe Perusë ka nisur me ceremoninë e lamtumirës nga kombëtarja të Uesli Shnajder. Pas 134 ndeshjes me bluzën portokalli dhe 31 golash të realizuar, tifozeria holandeze i ka rezervuar një koreografi të bukur futbollistit. Në këtë miqësore, është Peruja në fakt që shënon e para me anë të Akuino. Por në pjesën e dytë, Depaj realizon dy gola duke i dhuruar fitoren Holandës.

Sicred