KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Kampioneve të Europës, Kukësi kundër Sherif të Moldavisë
Liga e Kampioneve të Europës, Kukësi kundër Sherif të Moldavisë

Liga e Kampioneve të Europës, Kukësi kundër Sherif të Moldavisë

Kukësi do të luajë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve me Sherif të Moldavisë. Duket se shorti është treguar zemërgjerë me kampionët e Shqipërisë teksa i ka vënë përballë kampionen moldave, duke evituar skuadra të tilla si: Kobenhagen të Danimarkës, Bate Borisov të Bjellorusië, Budapest Hunvet i Hungarisë, Zhilina e Sllovakisë etj.
Në turin e dytë të Ligës së Kampioneve janë 34 skuadra, të ndara në tre grupe. Në grupin e parë ishin 10 skuadra, ndërsa në të dytin e të tretin nga 12. Kjo ndarje ishte bërë nga UEFA duke u bazuar në koefiçientin që ka patur në renditje, secila prej këtyre skuadrave. Skuadra jonë ishte në grupin e dytë. Kukësi do ta luajë ndeshjen e parë në Tiraspol 11 ose 12 korrik, ndërsa ndeshjen e kthimit në Shqipëri, në 18 ose 19 korrik. Sherif ka fituar 15 tituj kampionë, 6 kupa të Moldavisë dhe renditet në vendin e 112-të në UEFA. Në aktivitetet ndërkombëtare ka nisur pjesëmarrjen në 10 gusht 2000 në turin paraeliminator të Kupës UEFA.

Sicred