KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Kampioneve, Kukësi mundet 0-3 nga Karabakgu dhe eliminohet
Liga e Kampioneve, Kukësi mundet 0-3 nga Karabakgu dhe eliminohet

Liga e Kampioneve, Kukësi mundet 0-3 nga Karabakgu dhe eliminohet

Kukësi e ka mbyllur në turin e dytë eliminator aventurën në Ligën e Kampioneve këtë sezon, pasi është mundur 0-3 në ndeshjen e kthimit në Azerbajxhan përballë Karabagut vendas. Në fakt, pjesa e parë e kësaj sfide të zhvilluar në Stadiumin “Tofik Bahramov” të kryeqyteti azer, Baku, ka folur e gjitha për skuadrën vendase, që është hedhur në sulm që nga minuta e parë, duke e dendësuar ritmin e goditjeve drejt portës kukësiane. Mishel do të rrezikojë pas 9 minutash lojë, me një goditje nga larg që përfundon jashtë kuadratit. Azerët këmbënguli dhe në minutën e 19-të fitojnë një goditje të lirë, për të cilën kapiteni shqiptar, Shameti, do të ndëshkohet me karton të verdhë. Nga goditja e lirë, Mishel do të devijojë me kokë dhe topi rrok shtyllën e majtë pingule të portës së Frashërit dhe Shameti largon rrezikun. Por portieri i verilindorëve është fajton në minutën e 23-të, kur pengon pa qenë nevoja sulmuesin Emegara të Karabagut dhe gjyqtari bën me dorë nga pika e bardhë. Kuintana e ekzekuton 11-metërshin
Gjysma e mbetur e pjesës së parë do të shohë azerët të kënaqur në administrimin e lojës dhe Kukësin të pazotin për ta rrezikuar portën kundërshtare, duke e bërë trajnerin Armando Cungu të mos e fshehë pakënaqësinë me skuadrën e tij.
Pjesa e dytë do të nisë sërish më e mirë për vendasit, ndërsa Kukësi do të mbetet me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Allës në minutën e 52-të. Përfitojnë vendasit, që, në minutën e 57-të, do të fitojnë një tjetër 11-metërsh. Sërish është Kuintana që godet nga pika e bardhë dhe nuk gabon.
2-0 për Karabagun dhe gjysmëora e mbetur e lojës dhe minutat shtesë do të shohin vendasit të aftë për të administruar epërsinë e kënaqshme dhe Kukësin të paqartë për të reaguar. Azerët do të rrezikojnë në disa raste të gjejnë edhe golin e 3-të, por në të paktën 3 raste, sa për mangësi në finalizim dhe sa për meritë të portierit të Kukësit, Stivi Frashëri, nuk do të arrijë ta gjejë atë, deri në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur Delarge do të shënojë, duke bërë që gjithçka të mbyllet me fitoren 3-0 të Karabagut.
Kukësi tanimë do ta vijojë aventurën e tij kontinentale në turin e 3-të të Ligës së Evropës, ku e pret fituesja e çiftit Torpedo Kutaisi-Vikingur.

Sicred