KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Kampioneve, Kukësi – La Valeta

Liga e Kampioneve, Kukësi – La Valeta

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, ka hedhur sot shortin e turit të parë eliminator dhe nënkampionia e Shqipërisë, Kukësi, ka mësuar kundërshtaren e saj. Kukësi është favorizuar nga shorti, pasi do të përballet në turin e parë me kampionen e Maltës, La Valetën.
Në fakt fakti i verilindorëve është i dyfishtë. Ata marrin pjesë në këtë veprimtari duke zëvëndësuar Skënderbeun. 8-herë kampionia e Shqipërisë është pezulluar përkohsisht nga ana e UEFA-s pasi akuzohet për afera të jashtëligjshme sportive.
Ndeshjet e para do të luhen më 10 dhe 11 korrik 2018, ndërsa ato të kthimit më 17 dhe 18 korrik 2018.

Sicred