KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Liga e Kampioneve, duele të jashtëzakonshme
Liga e Kampioneve, duele të jashtëzakonshme

Liga e Kampioneve, duele të jashtëzakonshme

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, ka hedhur sot shortin e çerekfinaleve, duke ofruar një numër dulesh të jashtëzakonshme. Kështu, dueli më i spikatur I këtij turi është padyshim përballja italo-spanjolle midis Juventusit dhe Realit të Madridit. Në fakt, kjo sfidë është një përsëritje e finales së vitit 2017, ku spanjollët triumfuan. Megjithatë, përtej këtij fakti, janë 16 duele evropiane midis këtyre dy gjigandëve, dhe secila prej tyre ka fituar nga 8 ndeshje, çka sugjeron një barazpeshë të plotë. Interesant është edhe derbi anglez midis Liverpulit dhe Mançester Sitit, ndërsa statisticienët kanë zbuluar se trajneri Jurgen Klop e ka mundur Pep Guardiolën në 5 rastet që janë përballur në karrierë me klube të ndryshme. Dy çiftet e tjera janë disi pak të barazpeshuara, pasi Barcelona përballet me Romën, ndërsa Sevilja do të sfidojë Bajernin e Mynihut.

Sicred