KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Evropës, sot Laçi përballë Moldes
Laçi, nga "Hirushja" tek mjegulla e stolit

Liga e Evropës, sot Laçi përballë Moldes

Laçi e ka kapërcyer atë humbje të thellë në ndeshjen e parë dhe shkon me mendësi ndryshe në ndeshjen e kthimit. Trajneri Besnik Prenga ka garantuar se skuadra e tij do të japë maksimumin ndaj norvegjezëve të Moldes.
Nga ana e tij Ole Gunar Solskjaer, trainer i Moldes, ndonëse ka fituar takimin e parë 3-0 mendon se kualifikimi nuk është një çështje e mbyllur përballë Laçit. “Në futboll, asgjë nuk mbaron derisa të fishkëllejë gjyqtari dhe këtu kemi ardhur për të bërë një punë të mirë dhe një ndeshje të mirë. Kemi një skuadër të mirë dhe besoj që rezultati që arritëm në shtëpi e dëshmoi këtë. Na janë kthyer edhe disa lojtarë nga dëmtimet dhe kemi marrë edhe dy përforcime, ndaj mbetet një ndeshje e rëndësishme për ne” tha Solskjaer.
Takimi Laçi-Molde, i vlefshëm për ndeshjet e kthimit të turit të dytë eliminator të Ligës së Evropës, do të luhet të enjten në Stadiumin e Laçit, duke nisur nga ora 17:00.

Sicred