KRYEFAQJA » LAJME » LIGA E EVROPËS, SONTE TOTENHEM-GENT NË RTSH ora 21:00

LIGA E EVROPËS, SONTE TOTENHEM-GENT NË RTSH ora 21:00

Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, luan sonte ndeshjet e kthimit të turit të 32-shes, prej nga do të dalin edhe 16 skuadrat që kualifikohn për më tej. Në fakt, 3 prej këtyre skuadrave janë njohur që mbrëmë dhe ato janë Mançester Junajtid, Shalke 04-ra dhe Krasnodari. Ndërkohë 13 të tjerat njihen sot dhe, sikundër ka bërë gjatë gjithë këtij sezoni, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë njërin prej takimeve më të spikatura. Bëhet fjalë për përballjen e Londrës midis Totenhemit dhe Gentit, ndërsa ndeshja e parë, e luajtur në Belgjikë, është mbyllur me fitoren minimale të vendasve. Por anglezët do të synojnë ta përmbysin atë humbje dhe të kualifikohen për më tej, kur të zbresin në fushën e blertë për ndeshjen që nis në ora 21:05.

Sicred