KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Evropës; Sonte në RTSH
UEFA-Europa-League, Liga e Evropës, Sonte në RTSH, drejtpersedrejti

Liga e Evropës; Sonte në RTSH

Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, luan sonte aktin e saj të parafundit, teksa në mbrëmje do të luhen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve. Të dy takimet nisin në ora 21:05 dhe në atë që luhet në Stadiumin mitik “Olld Traford”, Mançester Junajtid pret në fushën e vet Celta Vigon. Anglezët e kanë fituar minimalisht ndeshjen e parë, të luajtur para një jave në Spanjë, dhe mjafton të shmangin humbjen sonte për të siguruar vendin në finalen e Stokholmit. Kjo sfidë do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH 2 HD dhe RTSH Sport. Ndërkaq, po në të njëjtën kohë luhen edhe ndeshja e kthimit të çiftit tjetër gjysmëfinal, ku Ajaksi duket se është me një këmbë në finalen e 24 majit, pasi e ka fituar bindshëm, 4-1, ndeshjen e parë, të luajtur para një jave në fushën e vet.

Sicred