KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Evropës; Skënderbeu përballë Kairat Almatit të Kazakhistanit
Kategoria Superiore, Skënderbeu shpallet kampion i dimrit

Liga e Evropës; Skënderbeu përballë Kairat Almatit të Kazakhistanit

Skuadra e Skënderbeut do të luajë në Ligën e Evropës me Kairat Almati të Kazakhistanit. Një përballje kjo, e cila duket se i ka kënaqur drejtuesit e skuadrës korçare. Të pyetur një ditë më parë televizioni shqiptar, ata janë shprehur optimistë për të kaluar turin e parë. Por për ta arritur këtë, në klubin korçar ka filluar puna që herët. Sidomos me afrimet e futbollistëve të rinj të cilët do të jenë një përforcim për skuadrën e trajnerit Ilir Daja jo vetëm në ndeshjen ndaj Kairatit por edhe për kampionatin shqiptar në vazhdim. Te Skënderbeu deri tani janë konfirmuar si lojtarë që do të veshin fanellën bardhekuqe, Donjet Shkodra, mesfushor i ardhur nga Flamurtari, Goran Vujoviç, sulmues i ardhur nga Buduçnost i Malit të Zi, Afrim Taku, sulmues i ardhur nga Tirana, si dhe Dajsinani, ish portieri i Partizanit. Të gjithë këta janë futbollistë të cilët kanë nënshkruar për klubin korçar. Ndërsa kanë rinovuar kontratat, lojtarë që kanë luajtur edhe në sezonin e kaluar: Marko Radas, Kristi Vangjeli, Tefik Osmani, Orges Sheshi dhe Gjergji Muzaka. Te Skënderbeu janë ende në provë disa futbollistë të tjerë, të cilët po testohen nga stafi drejtues. Në ditët në vijim do të mësohen emra të tjerë lojtarësh të cilët për sezonin e ardhshëm do të veshin fanelën e Skënderbeut.

Sicred