KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Europës: Spikasin Vilareal – Roma dhe Borusia M. – Fiorentina
Liga e Europës: Spikasin Vilareal - Roma dhe Borusia M. - Fiorentina

Liga e Europës: Spikasin Vilareal – Roma dhe Borusia M. – Fiorentina

U hodh sot në Nion të Zvicrës shorti për 1/16 finale të Ligës së Europës. Skuadrat u ndanë në dy vazo, njëra përman 12 fitueset e grupeve dhe 4 më të mirat e vendeve të treta të Ligës së Kampioneve ndërsa tjetra përmban 12 skuadrat e vendeve të dyta plus 4 të mbeturat e vendeve të treta të Ligës së Kampioneve. Sipas rregullores, skuadrat e të njëjtit vend dhe të njëjtit grup nuk mund të ndesheshin bashkë. Skuadrat e vazos së parë do ta zhvillojnë ndeshjen e vajtjes jashtë fushe me 16 shkurt 2017 ndërsa të kthimit në shtëpi me 23 shkurt 2017.

Ja dhe çiftet që përcaktoi shorti:

Atletik B. – APOEL
Legia V. – Ajaks
Anderleht – Zenit
Astra – Genk
Mançester J. – Sent Etien
Vilareal – Roma
Ludogorets – Kopenhagen
Celta V. – Shaktar D.
Olimpiakos – Osmanlispor
Gent – Totenhem
Rostov – Sparta P.
Krasnodar – Fenerbahçe
Borusia M. – Fiorentina
AZ Alkmar – Lion
Hapoel B-Sh. – Beshiktash
PAOK – Shalke 04

Sicred