KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Europës, “Skënderbeu” kalon fazën e parë, zhgënjejnë “Partizani” dhe “Tirana”
Liga e Europës, "Skënderbeu" kalon fazën e parë, zhgënjejnë "Partizani" dhe "Tirana"

Liga e Europës, “Skënderbeu” kalon fazën e parë, zhgënjejnë “Partizani” dhe “Tirana”

“Skënderbeu” ishte i vetmi ndër tre ekipe shqiptare që u kualifikua në fazën dytë kualifikuese të Ligës së Europës. Ndërsa “Partizani” dhe “Tirana” humbën respektivisht, me Potevin e Bullgarisë dhe Makabin e Tel Avivit, “Skënderbeu” fitoi 5-0 ndaj Sant Julia të Andorës. Seria e golave për korçarët nisi që në minutën e dytë me Vujoviçin, ndërsa në të 38-të Xhejms shënon golin e dytë. Në pjesën e dytë, 11 minuta para mbarimit Brito shënon autogol dhe rezultati shkon 3-0 për “Skënderbeun”. Dhe kur gjithçka dukej se kishte mbaruar, në minutata shtesë Shkodra dhe Latifi e çuan rezultatin në 5-0. Takimin e parë në Shqipëri “Skënderbeu” e kish fituar 1-0.

Sicred