KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Liga Arabe: SHBA të tërheqin vendimin për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit

Liga Arabe: SHBA të tërheqin vendimin për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit

Ministrat e Ligës Arabe në një mbledhje urgjente në Kairo u bënë thirrje SHBA te tërheqin vendimin për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Veprimi i Presidentit Donald Trump është “një shkelje e rrezikshme e së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në një deklaratë të ministrave. Me vendimin e tij Trumpi legjitimon pushtimin e Jeruzalemit Lindor nga Izraeli, kritikoi Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abul Gheit. Me këtë ai iu referua pushtimit dhe aneksimit të mëvonshëm të Izraelit Lindor nga Izraeli në luftën gjashtëditëshe më 1967.Të njëjtën kërkesë e shtroi edhe ministri i Jashtëm palestinez, Riad al Malki. Njëkohësisht ai i bëri thirrje Ligës Arabe që të paraqesë një projektrezolutë në Kombet e Bashkuara, e cila të dënojë vendimin e SHBA. Në Ligën Arabe bëjnë pjesë 21 shtete nga Lindja e Afërt dhe Afrika e Veriut së bashku me rajonet e autonomisë palestineze. Libani foli për sanksione të shteteve arabe kundër SHBA, për ta penguar zhvendosjen e planifikuar të ambasadas amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem. Nderkohe, Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Halej theksoi se vendimi i presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për zhvendosjen e ambasadës së SHBA-së do të ndihmonte procesin e paqen në Lindjen e Mesme. Dhjetëra mijëra manifestues kanë dalë në rrugë në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën për të protestuar kundër vendimit të Trump. Javën që kaloi Trumpi njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Izraeli pretendon se i gjithë Jeruzalemi i pandarë i përket atij. Palestinezët duan që ta shpallin Jeruzalemin Lindor të aneksuar nga Izraeli si kryqytet të një shteti të ardhshëm palestinez.

Sicred