KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lideri korean Kim Jong-Un dhe ai kinez Shi Xhinping, takim në Pekin
Lideri korean Kim Jong-Un dhe ai kinez Shi Xhinping, takim në Pekin

Lideri korean Kim Jong-Un dhe ai kinez Shi Xhinping, takim në Pekin

Lideri koreano-verior Kim Jong-un dhe presidenti kinez Shi Xhinping u takuan këtë të martë në Pekin. Këto ishin dhe bisedimet e para kokë-më-kokë mes tyre që nga samiti historik i Kim me Presidentin amerikan donald Trramp, i cili u zhvillua në Singapor në datën 12 qershor. Dy liderët zhvilluan një takim dypalësh pas një ceremonie shtetërore pritjeje që iu rezervua liderit koreano0-verior. Sipas medias shtetërore kineze, presidenti Shi vlerësoi Kim për mënyrën se si e përballloi takimin me presidentin amerikan. Shi gjithashtu theksoi se ishte i kënaqur me rezultatet e bisedimeve të Singaporit por edhe me synimin e Koresë Së Veriut për një të ardhme me zhvillim ekonomik. Media shtetërore bëri të ditur se dy liderët ranë dakord se dëshironin që gjatë muajve të ardhshëm të thellonin më tej marrëdhëniet, aktualisht të ngushta, mes Penianit dhe Pekinit. Pas bisedimeve, dy liderët iu bashkuan bashkëshorteve të tyre për një banket që u shtrua në nder të Kim. Ministria e jashtme kineze njoftoi mëngjesin e kësaj të marte se Kim do të vizitonte Pekinin, por nuk dha dejtaje për axhendën e tij apo se kur ai do të takohej me presidentin Shi. – Shpresojmë që kjo vizitë të ndihmojë në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, të fuqizojë komunikimin strategjith për cështje madhore mes dy palëve dhe të promovojë paqen dhe qëndryeshmërinë në rajon, – u shpreh zëdhënësi i kësaj ministrie në një konferencë për shtyp. Ndodh shumë rrallë që mediat shtetërore të Pekininit apo Penianit të njoftojnë paraprakisht apo në kohë reale për vizitat e liderit Koreano Verior. Vizitat e tjera që Kim zhvilloi në Kinë këtë vit, u zbuluan pas përfundimit të tyre. Sipas analistëve, duke njoftuar në kohë reale dhe ashtu sic po ndodh vizitën e tij në Kinë, zoti Kim po tentont të normalizojë mënyrën se si ai konsiderohet nga komuniteti ndërkombëtar.

Sicred