KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lideri i opozitës britanike për Brexit
Lideri i opozitës britanike për Brexit

Lideri i opozitës britanike për Brexit

Lideri laburist Xheremi Korbin mbështeti sot idenë që Britania e Madhe të jetë në një bashkim të përhershëm doganor me Bashkimin Europian.Gjatë një fjalimi ku paraqiti përqasjen e tij ndaj Breksit, kreu i opozitës britanike tha se të qenët në një bashkim doganor me BE-në do të shmangte nevojën për një kufi të fortë në Irlandën e Madhe dhe do të siguronte tregtinë e lirë për biznenest. Kjo përqasje i rreshton laburistët në krah të konservatorëve rebelë të cilët nuk janë dakord me strategjinë e kryeministres Tereza May per Breksit, e cila ka përjashtuar mundësinë e ekzistencës të një bashkimi doganor me BE-në pas daljes së vendit nga blloku europian pasi një gjë e tillë do të pengonte Britaninë të nënshkruante marrëveshje të reja tregtie me ekonomi që po rriten shpejt, sic është Kina apo India. Ndryshe nga politika e partisë gjatë zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën vitin e shkuar, zoti Korbin tha se Britania duhet të nënshkruajë një marëveshje të re doganore me BE-në në fund të periudhës tranzitore e cila fillon në mars të 2019ës. . – Laburistët do të kërkojnë një marrëveshje përfundimtare që jep akses të plotë në tregjet europian dhe mban përfitimet e një tregu të vetëm dhe të bashkimit doganor, pa pengesa në tregti dhe pa pakësim të të drejtave, standardeve dhe mbrojtjeve,- tha ai, duke shtuar se partia e tij mendon se një bashkim doganor është opsioni më i mirë. – Prandaj, theksoi ai, do të kërkojmë të negociojmë për një bashkim gjithëpërfshirës doganor BE-Britani për të siguruar se nuk ka tarifa me europën dhe për të ndihmuar shmangjen e ndonjë nevojë ëpr një kiufi të fortë në Irlandën e Veriut.

Sicred