KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Liderët Europianë inaguruan paktin e bashkëpunimit të mbrojtjes

Liderët Europianë inaguruan paktin e bashkëpunimit të mbrojtjes

Të rrethuar nga ushtarë me uniforma luftarake, liderët Europianë inaguruan paktin e bashkëpunimit të mbrojtjes, për të cilin Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk tha se është “lajm i keq për armiqtë e Unionit”. Njëzet e pesë vende të Unionit – përveç Danimarkës, Maltës dhe Britanisë, që po largohet nga blloku – iu bashkuan të ashtuquajturit bashkëpunim i përhershëm i strukturuar në mbrojtje, ose ndryshe PESCO. Marrëveshja synon që shtetet e BE-së të punojnë më ngushtë dhe të shpenzojnë më shumë para në projektet e mbrojtjes, duke përfshirë zhvillimin e armëve të reja. Pas gjysmë shekulli përpjekjesh të pashpresa për të integruar aftësitë mbrojtëse europiane, aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe pretendimet e sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga Moska, dhanë idenë për një shtysë të re. Kjo nismë është mbështetur edhe nga NATO. Me anë të një reagimi zyrtar, sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, thotë se kjo marrëveshje do të forcojë mbrojtjen e Europës dhe NATO-s.

Sicred