KRYEFAQJA » LAJME » Liderët e BE-së për emigrantët
Liderët e BE-së për emigrantët

Liderët e BE-së për emigrantët

Liderët e Bashkimit Evropian po provojnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët për t’u përballur me krizën në rritje të emigrantëve, që po shndërrohet në kërcenim për gjithë BE-në. Liderët e 16 shteteve, më shumë se gjysma e 28 anëtarëve sa ka gjithsej BE-ja, marrin pjesë në “bisedime joformale” sot në Bruksel. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se takimi mbahet me qëllim që të bisedohet me vendet e prekura nga kjo krizë. Në qendër të problemit qëndron dilema se kush duhet të mbajë përgjegjësinë për arritjen e emigrantëve-zakonisht vendet mesdhetare si Italia, Greqia dhe së fundit Spanja, sa gjatë duhet t’u kërkohet atyre që t’i mbajnë emigrantët, dhe çfarë ndihme duhet t’u ofrojë BE-ja këtyre shteteve. Qindra mijëra persona kanë arritur në Evropë që prej vitit 2015. Shumica kanë ikur nga luftërat në Siri dhe Irak. Kjo valë e migrimit ka rritur tensionet në mesin e anëtarëve të bllokut dhe partitë me politika kundër migrantëve kanë rritur ndikimin e tyre. Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke kanë thënë se do të bojkotojnë këtë mini-samit sepse kundërshtojnë thirrjet e homologëve të tyre në BE , veçanërisht të Gjermanisë, që të gjitha shtetet anëtare të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj krize dhe të pranojnë kuotat për migrantët.

Sicred