KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Liderët botërorë urojnë Putin
Dita e Flamurit, Putin uron Metën

Liderët botërorë urojnë Putin

Liderët botërorë po urojnë Vladimir Putin për rizgjedhjen e tij si president i rusisë për gjashtë vitet e ardhshme. Në mesazhin e tij të urimit, presidenti Kinez Shi Xhinping tha se partnershipi i vendit të tij me Rusinë ishte në nivelin më të mirë historik. Ministria e jashtme japoneze bëri të ditur se Kryeministri Shinzo Abe e ka telefonuar zotin Putin për ta uruar për fitoren dhe për të rikonfirmuar angazhimin e tij për denuklearizimin e Koresë së veriut. Urime për zotin Putin kanë shprehur edhe liderët e Iranit, Kazakistanit, Bjellorusisë, Venezuelës, Bolivisë dhe Kubës. Por liderët perëndimorë po tregohen të ngadaltë në urimet e tyre. Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë thelluar gjatë javëve të fundit pas helmimit të ish-spiunit rus Sergej Skripa dhe vajzës së tij, të cilët jetojnë në Britani. Qeveria britanike ka fajësuar Rusinë për këtë incident. Zëdhënësi i kancelares Merkel u shpreh sot se ajo do t’i dërgonte shumë shpejt një telegram presidentit rus. – Me Rusinë, ne kemi ndryshime në mendime dhe qartësishtë kritjojmë politikat e rusisë mbi disa çështje siç është Ukraina dhe Siria, – u shpreh ai. Ndërkohë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë u shpreh se ndërsa votimi u zhvillua normalisht, zgjedhjet presidenciale në Rusi u karakterizuan nga mungesa e konkurrencës. Sipas rezultateve zyrtare, zoti Putin mori më shumë se 76 përqind të vota. Ai u shpreh se po merrte në konsideratë ndryshimet në qeverinë ruse, përfshi edhe atë të kryeministrit. Ish presidenti Dimitri Medvedev ka mbabjtur këtë post që nga viti 2012, kur ai ndërroi vendet me Putin, i cili ka udhëhequr vendin ose si president ose si kryeministër që nga viti 199. Ndërkohë, lideri kryesor i opozitës Aleksei Navalnij u ndalua të kandidonte. Megjithatë raporti shtoi se komisioni zgjedhor e administroi me eficencë proçesin zgjedhor.

Sicred