KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Liderët botërorë i bëjnë thirrje Teheranit të lejojë protestuesit paqësorë
Liderët botërorë i bëjnë thirrje Teheranit të lejojë protestuesit paqësorë

Liderët botërorë i bëjnë thirrje Teheranit të lejojë protestuesit paqësorë

Liderët evropianë u janë bashkuar atyre amerikanë në dënimin e asaj që ata e kanë quajtur “humbje e papranueshme e jetëve njerëzore” në protestat në gjithë Iranin dhe i kanë bërë thirrje Teheranit të lejojë që protestuesit paqësorë të shprehin shqetësimet e tyre. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropan për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, i kanë bërë këtë thirrje Teheranit, pas vrasjes së 22 personave dhe arrestimit të më tepër se 450 , në gjashtë ditët e njëpasnjëshme të protestave në gjithë Iranin. “Të drejtat themelore , përfshirë lirinë e të shprehurit dhe lirinë për të demonstruar, duhet të respektohen”, ka thënë presidenti Macron. Këto deklarata nga liderët evropianë u bënë një ditë pasi administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do ta shtroje çështjen e protestave në Iran, para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sicred