KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Libri për Donald Trump, botohen sekrete rreth presidentit

Libri për Donald Trump, botohen sekrete rreth presidentit

“Zjarr dhe Tërbim”, brenda Shtëpisë së Bardhë të Trumpit, bestselleri 500 faqësh me autor analistin amerikan, Michael ëolff ka mbërritur edhe në Shqipëri, në gjuhën shqipe, vetëm një muaj pas botimit dhe bujës që bëri në SHBA. Libër që analizon fushatën dhe vitin e parë të presidencës së Trump, duke nxjerrë prapaskena të bujshme, marrëdhëniet me stafin e ngushtë, me rusët, kinezët, të dhëna konfidenciale, sekrete familjare, të një njeriu që e vetmja gjë që kishte rëndësi ishte të fitonte dhe në fakt fitoi edhe pse as ai vetë nuk e besonte. “Melania , thonë se kur mori vesh që Trump u shpall President, rreth orës 20.00, kishte qarë pasi nuk donte që të bëhej zonjë e parë.” Por në libër flitet edhe për frikën e Trumpn nga helmimi e shumë të tjera. Sjellja aq e kritikuar e tij joformale në fakt në libër nuk del ashtu siç duket, ose ka arsyet e saj. Presidenti edhe pse nuk duron t’i thonë çfarë duhet të bëjë në fakt telefonon shumë për t’u konsultuar, e cilët janë njerëzit më me ndikim në vendimmarrjet e Trump? “Ai shprehet se i vetmi person tek i cili ka një besim të plotë është dhëndri i tij. “Shumë pak del në libër marrëdhënia me bashkëshorten e tij, Melaninë, të cilën ai shprehej se “e adhuronte” dhe se ishte “gruaja e tij trofe”. Një nga aspektet e rëndësishme është edhe zbulimi i personalitetit të Presidentit Trump. Edhe pse duket me qëndrime anti-rrymë, ai del edhe thellësisht i lënduar nga qëndrimet e të tjerëve ndaj tij, nga sulmet e shërbimeve inteligjente, mediave sidomos, edhe pse në fakt, sipas autorit të librit Michael ëolf, Trump u bë president falë talentit për t’u armiqësuar me mediat. “”Për më tepër, për të shuar kuriozitetin për të gjitha aspektet që autori Michael ëolf trajton në personalitetin e Presidentit Trump, duke sjellë informacion, e pa mbajtur qëndrim, këtë mund ta japë vetëm libri me 500 faqe që lexohen me një frymë për shkak të stilit të rrjedhshëm e informacionit kureshtar që përmban. Michael ëolf gjatë fushatës zgjedhore pati frekuentuar selinë qendrore të Trumpit.

Sicred